back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama shpall “listën e zezë”/ 5 vite pa leje ndërtimi për shkelësit

Rama shpall “listën e zezë”/ 5 vite pa leje ndërtimi për shkelësit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një “liste të zezë” për të gjithë subjektet dhe individët që shkelin ligjin në fushën e ndërtimit, duke i përjashtuar ata për një periudhë 5-vjeçare nga marrja e lejeve të reja.

Në një deklaratë publike, Rama theksoi se ndalimi nuk do të prekë vetëm kompanitë, por edhe individët, administratorët, ortakët dhe pronarët përfitues.

“Do të krijojmë listën e zezë dhe ndalimin për të pajisur me leje ndërtimi shkelësit e lejeve të ndërtimit, jo vetëm kompanitë, por të gjithë personat e përfshirë në proces,” – u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, regjistri do të mbahet nga sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe do të jetë publik, i aksesueshëm online.

Çdo subjekt që kryen punime në kundërshtim me lejen, përfshirë ndryshimet në fasada, do të gjobitet dhe përfshihet menjëherë në këtë listë.

Rama paralajmëroi se edhe profesionistët e përfshirë në shkelje, si arkitektët, do të ndëshkohen rëndë: atyre do t’u hiqet licenca për 5 vjet, duke u ndaluar ushtrimin e profesionit.

“Ky është një proces që do të vendosë rregull përfundimtar mbi territorin dhe do t’i japë fund abuzimeve,” përfundoi Kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat