back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama shpall shtetin bektashi/ Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të...

Rama shpall shtetin bektashi/ Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë

Kryeministri Edi Rama ka shpallur shtetin bektashi, në ceremoninë e 95-vjetorit te vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Rama tha se kryegjyshatës do t’i jepet një status i veçantë, ndërsa shtoi se komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri

“Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë! Shqipëria është shtet unitar, nuk është shtet federal, Komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur, ne e kemi dhe jemi gati ta lëmë të vdesë. Një emblemë e tillë i jep Shqipërisë më shumë dritë”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat