back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Shqipëria drejt mbylljes së negociatave me BE deri në 2027

Rama: Shqipëria drejt mbylljes së negociatave me BE deri në 2027

Kryeministri Edi Rama njoftoi se më 17 nëntor do të zhvillohet konferenca e përbashkët BE-Shqipëri, ku do të diskutohet hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se Shqipëria ka arritur një rekord historik në procesin e integrimeve europiane, duke hapur të gjithë kapitujt e negociatave brenda një viti, një arritje që sipas tij është e pamendueshme dhe e pashembullt në historinë e proceseve të pranimit në BE.

Në reagimin e tij të plotë, kryeministri nënvizoi se kjo ngjitje historike po ndodh përkundër vështirësive dhe pengesave, duke theksuar se vendi po forcohet muaj pas muaji me:

Rritjen e ekonomisë,

Rritjen e pensioneve dhe pagës minimale,

Rritjen e pagave të tjera,

Investime të brendshme dhe të huaja në rritje,

Mbështetje për më të dobëtit dhe pacientët me kancer,

Përmirësimin e punës së institucioneve,

Pa rritje të taksave.

Rama u shpreh se Shqipëria është e vendosur të përmbushë objektivin madhor të mbylljes së negociatave deri në vitin 2027, duke u lakuar drejt “majës së Shqipërisë 2030” në BE.

“Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, ne po e rrisim e forcojmë Shqipërinë muaj pas muaji,” – shkruan Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat