back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSulmet në Iran/ Rama: Shqipëria shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare

Sulmet në Iran/ Rama: Shqipëria shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet e kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit, duke e cilësuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste që duhet trajtuar si e tillë.

Përmes rrjeteve sociale, Rama deklaroi se Shqipëria ka përjetuar nga afër agresionet kibernetike të regjimit të Teheranit, duke nënvizuar se kjo nuk është gjeopolitikë abstrakte, por çështje sigurie kombëtare dhe qartësie morale.

“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është një organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë. Jo vetëm përmes sanksioneve ndaj Republikës Khomeiniste, por duke e quajtur zyrtarisht me emrin e saj të vërtetë dhe duke e listuar ndër organizatat terroriste, siç kanë bërë tashmë SHBA dhe Kanadaja,” shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se vendi do të veprojë përkatësisht dhe do ta shpallë Gardën Revolucionare organizatë terroriste, duke bërë thirrje edhe miqve evropianë të veprojnë njësoj. Ai përforcoi mbështetjen për Izraelin dhe vendet arabe që kërkojnë paqe, si dhe për SHBA-në nën drejtimin e Donald Trump, duke theksuar rëndësinë e ndalimit të regjimit iranian për të parandaluar zhvillimin e kapaciteteve bërthamore ose ushtarake që mund të kërcënojnë Lindjen e Mesme.

“Terrorizmi duhet të quhet me emrin e vet. Dhe kur quhet me emrin e vet, ai duhet të ndalet,” përfundoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat