back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama: Shumë "pika të kuqe" në ujësjellës, duhen kthyer në "jeshile" për...

Rama: Shumë “pika të kuqe” në ujësjellës, duhen kthyer në “jeshile” për BE-në

Kryeministri Edi Rama ka shpalur sot një nga kushtet themelore për procesin e integrimit evropian, duke e lidhur drejtpërdrejtë atë me furnizimin me ujë sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e krijimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, Rama theksoi se “hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve në BE”.

Duke e quajtur këtë synim “të mundshëm”, kryeministri shtoi se ai “kërkon masa, reformë dhe përgjegjshmëri”. Me shprehjen e tij karakteristike, Rama vlerësoi se “kemi shumë pika të kuqe për t’u kthyer në pika jeshile” dhe se Operatori i ri do të jetë bërthama për ta arritur këtë.

“Siç tregoi rasti i Vlorës, kemi njerëz të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me njerëz të aftë në pika të ndryshme të territoreve, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e shëndetshme” – deklaroi kryeministri.

Theksimi i lidhjes së drejtpërdrejtë midis standardeve të furnizimit me ujë dhe anëtarësimit në BE ndodh në një moment kur Bashkimi Evropian po thekson gjithnjë e më shumë rëndësinë e plotësimit të kritereteve konkrete përparësie në procesin e negociatave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat