Kryeministri Edi Rama deklaroi para grupit parlamentar të PS se ka informuar ministrin e Drejtësisë për intimidimin që i është bërë një nëne me dy fëmijë.
Kreu i qeverisë nuk e përmendi me emër, por theksoi se kjo është e papranueshme.
“Nuk dua të flas, kam informuar ministrin e Drejtësisë për një intimidim tjetër, për një rast të rëndë të një nëne me dy fëmijë që i kërkohet të pranojë diçka që se ka bërë.
I thuhet ose prano këtë, ose do e hash më keq, se duhet të fusesh brenda.
Po kostot financiare të gjithë kësaj, a duhet t’i kemi parasysh apo jo?
Çfarë po paguajnë shqiptarët për këtë përpjekje?
Kur paguan një prokuror më shumë se presidentin e Republikës, do t’i kërkosh standarde dreqi e mori”, tha ai.