back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama ultimatum administratës në Vlorë: Jepni dorëheqjen sot

Rama ultimatum administratës në Vlorë: Jepni dorëheqjen sot

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, ku zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë, mes tensioneve dhe pakënaqësive të theksuara për menaxhimin e dobët të sezonit turistik.

Burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të bashkisë, si dhe të disa drejtorëve rajonalë, për shkak të mungesës së eficiencës në menaxhimin e shërbimeve publike. Në qendër të kritikave ka qenë situata e furnizimit me ujë të pijshëm dhe trajtimi i mbetjeve urbane.

Mësohet se kryeministri ka qenë veçanërisht i ashpër me kryetarin e bashkisë, duke e bërë atë përgjegjës për situatën aktuale, të cilën e cilësoi si “të papranueshme”. Rama kërkoi një riorganizim të menjëhershëm të administratës dhe masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve.

Gjithashtu, ai ka kritikuar edhe deputetët e qarkut për performancën e dobët dhe angazhimin e pamjaftueshëm në terren.

Vizita e papritur dhe kërkesat për ndryshime rrënjësore vijnë në një moment kur qyteti i Vlorës po përballet me ankesa të shumta, kryesisht për mungesën e ujit të pijshëm në kulmin e sezonit turistik, si dhe problematikat me mbetjet dhe mirëmenaxhimin e fluksit të pushuesve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat