Kur kanë mbetur edhe 20 ditë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e11 majit, kryeministri Edi Rama ka zbuluar objektivin e Partisë Socialiste, teksa prezantonte në Tiranë ekipin e kandidatëve për deputetë.
1 milionë vota kërkon shefi i qeverisë në rang kombëtar, për të garantuar mandatin e katërt të PS, e që sipas tij Shqipëria të mos humbë sërish trenin e historisë.
“11 Maji duhet të jetë i tillë, që kur ne të tjerët të numërojmë 1 milionë votat, në 12 Maj të gjithë të vazhdojnë punën qetësisht që mos të ketë luhatje çfarë do bëhet. Është një historike për t’u kuptuar, është një gabim historik që mund të ngelet si plagë. Ne e kemi humbur dikur trenin e historisë. Në 11 Maj kalon treni i historisë për të mbyllur negociatat dhe për të anëtarësuar Shqipërinë brenda kësaj dekade”, tha Rama.
Më tej kryeministri komentoi rivalët e tij nga PD, duke thënë se në kënetën ku sipas tij kanë përfunduar, nuk mund ta afrojnë ata Shqipërinë me BE-në.
“Të thuash që procesin mund ta bëjnë dhe të tjerët, ata nuk mund ta bëjnë dot. Në rastin më të mirë atyre, që mos të kishin njomje të të ndenjurave në kënetë, ata hanë në kënetë, flenë në kënetë, qëndrojnë në kënetë”, u shpreh ai.