Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Kryeministrin, Edi Rama, i cili i dorëzoi për dekretim propozimet për 7 ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.
Ndryshimet vijnë pas një mbledhjeje të Kryeministrit me ministrat dhe grupin parlamentar të Partise Socialiste,
Sipas listës së propozuar:
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kryeministri i ka dorëzuar këto propozime Presidentit Begaj për dekretim, në përputhje me procedurën kushtetuese që parashikon një afat 7-ditor për dekretimin e ministrave të rinj. Gjatë këtij afati, Presidenti ka të drejtë të shqyrtojë kandidatët dhe të sigurohet që emërimet janë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.
Rama “fshin” Ballukun dhe Spiropalin nga Qeveria/ Zbardhen emërimet e reja



