Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me emërimet e institucioneve të drejtësise, duke akuzuar qeverinë se po kontrollon proceset dhe zgjedhjet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Sipas Berishës, të gjithë emërimet janë të përzgjedhura nga kryeministri Edi Rama, dhe çdo vendim apo zgjedhje e këtyre personave është nën kontrollin e tij.
“A mund ta imagjinosh ti që Edi Rama të mos ndërhyjë? Kjo është jashtë çdo lloj imagjinate. Këta janë të gjithë të emëruarit e Edi Ramës, ai do përzgjedhë atë që i garanton që të mos e prekë atë dhe Olsin,” tha Berisha.
Ish-kryeministri përmendi gjithashtu rastin e Altin Dumanit dhe një çështje të regjistrimeve të Geron Meçes, duke theksuar se ndërhyrjet politike janë të drejtpërdrejta.
“Ai e urdhëroi atë Marën ti digjte, por Mara nuk i dogji ato regjistrimet, se i thanë se ekzistojnë dhe gjetiu. Pra nuk ka diskutim që Edi Rama me atë punë do merret. Uluziu me atë punë do merret, por ata e dinë ku shkojnë. As mos të keni iluzionin më të vogël se mund të ketë një zgjidhje tjetër, jashtë vullnetit absolut”, tha Berisha.
Berisha theksoi gjithashtu se opozita nuk ka ndikim në zgjedhjen ose moszgjedhjen e këtyre personave, duke e paraqitur këtë si një kontroll të plotë të kryeministrit mbi institucionet.
Deklarata vjen në një kohë kur diskutimet për emërimet dhe ndikimin politik në institucionet te drejtesise janë bërë çështje kritike, dhe opozita ka paralajmëruar se do të ndjekë zhvillimet me vëmendje.