back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Ramës po ia mbajti të vijë në debat”/ Berisha ftesë, kryeministrit

“Ramës po ia mbajti të vijë në debat”/ Berisha ftesë, kryeministrit

Pas lirimit nga ‘arresti shtëpiak’, Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët, ku u pyet edhe për kryeministrin Edi Rama, se si e ka pritur ky i fundit lirimin e tij.

Sipas Berishës, Rama tmerrohej kur ndodhej në dritare jo më tani që është i lirë në fushën politike.

“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë. Të vijë në debat po ia mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Pse e mori atë masë? Të vijë të dalë në debat. Kur je në betejë, je në betejë. Sigurisht beteja në shtëpi është më e vështirë, por arrita që t’ja kthej në portë ferri atë dritare, siç e dini ju. Ai në çdo fjalim, dritaren e kishte ferr. Këtë e arrita unë.
Unë kisha qëllim komunikimin me qytetarët, por kjo e tmerronte atë. Kurse tani, në shesh betejë do ti provoj”, tha Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat