back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRaporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

Teksa normat më të mëdha të papunësisë në Ballkanin Perëndimor vërehen tek individët me arsim të ulët duket se Shqipëria është përjashtim nga rasti.

Një raport i fundit i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës lidhur me tregun e punës në rajon nënvizon disa fenomene të hasura rast pas rasti.

“Kur analizohen normat e papunësisë sipas nivelit arsimor, bëhet e qartë se individët me nivele më të ulëta arsimimi vazhdojnë të përballen me norma më të larta papunësie në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, Shqipëria spikat si një përjashtim, pasi normat më të larta të papunësisë janë vërejtur te individët me arsim të mesëm, dhe jo te ata me arsim të ulët” thuhet në raport.

Dokumenti vëren gjithashtu se si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në BE, prirja e përgjithshme mbetet e njëjtë: arsimi i lartë zakonisht shoqërohet me norma më të ulëta papunësie.

Megjithatë, ekzistojnë disa dallime të lehta mes rajoneve. Tek ata me arsim të ulët, diferenca e papunësisë midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është relativisht e vogël, vetëm 2.5 pikë përqindje.

Por kjo diferencë zgjerohet ndjeshëm te individët me arsim të mesëm, duke arritur në 6.1 pikë përqindje, si dhe te ata me arsim të lartë, ku diferenca është 4.2 pikë përqindje.

Të dhënat tregojnë se të tre grupet arsimore panë një rënie të papunësisë në vitin 2023, me uljen më të madhe tek individët me arsim të mesëm, ku papunësia ra me 1 pikë përqindje.

“ Megjithatë, ndryshimet e dukshme mes vendeve e bëjnë të vështirë nxjerrjen e përgjithësimeve për prirjet.

Në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut, ulja më e madhe u regjistrua te individët me arsim të ulët; në Serbi dhe Kosovë, përmirësimi më i madh u vu re te ata me arsim të mesëm; ndërsa në Shqipëri dhe Mal të Zi, reduktimi më i madh i papunësisë u pa te individët me arsim të lartë.

Po kështu, nuk shfaqen modele të qarta kur shihen vendet krahasuese të BE-së. Megjithatë, në BE në tërësi, individët me arsim të ulët panë një rënie më të madhe të papunësisë sesa dy grupet e tjera” thuhet në raport.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat