back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaRaste favorizimi dhe ryshfetesh në burgun e Durrësit/ Ndoci pjesë e skemës?

Raste favorizimi dhe ryshfetesh në burgun e Durrësit/ Ndoci pjesë e skemës?

Altin Ndoci, i paraburgosur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të Durrësit, ka qenë i shoqëruar jashtë burgut për vizita mjekësore pesë herë që nga 8 tetori 2025 deri në ditën e arratisjes së tij, ndërsa nga viti 2020 deri në 2024 ai ishte shoqëruar jashtë burgut katër herë. Tre nga këto dalje përkonin me periudhën kur drejtimi i burgut ishte në dorë të Indrit Cerlojit, aktualisht në arrest me burg për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

Sipas Prokurorisë, vizitat mjekësore jashtë burgut dyshohet se janë realizuar pa nevojë reale për konsulta, duke u krahasuar me historikun e mëparshëm të Ndocit. “Duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto vizita mjekësore janë fiktive”, thuhet në dosjen hetimore.

Një tjetër element i dyshimtë është mungesa e regjistrimit të daljeve sipas procedurave. Daljet e Ndocit për spital nuk janë pasqyruar në komunikatën e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe nuk është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Hetimet e Prokurorisë zbardhin edhe një praktikë më të gjerë të favorizimeve ndaj të paraburgosurve kundrejt ryshfeteve. “Shoqërimi për spital i të burgosurve me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhet për t’iu mundësuar favore të ndryshme, kryesisht takime speciale, kundrejt dhënies së ryshfetit Drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës”, thuhet në dosje.

Sipas hetimeve, Ndoci u dërgua në spitalin e Durrësit pa vizitën paraprake nga mjekja e burgut, me rekomandim të firmosur vetëm nga kryeinfermier Altin Cuku. Ai u transportua me ambulancën e burgut, së bashku me një të paraburgosur tjetër dhe vetëm me pesë punonjës sigurie, në shkelje të protokollit që parashikon minimum tre punonjës për secilin të burgosur. Ndoci, i dyshuar për vepra të rënda penale, përfshirë dhe vrasje, ishte vlerësuar si person pa rrezikshmëri të lartë, duke theksuar më tej dyshimet për favorizim dhe shkelje të protokolleve të sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat