back to top
26.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetReagim kundër Olta Xhaçkës?/ Erion Braçe: Po pse duhet të jetë kaq...

Reagim kundër Olta Xhaçkës?/ Erion Braçe: Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!

Reagimi i çuditshëm i deputetit Erion Braçe gjatë mbylljes së fushatën elektorale të PS, teksa Olta Xhaçka mbante fjalimin e saj, në disa media u komentua si bezdisje e tij ndaj koleges socialiste.

Sot, përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, Braçe sqaroi se qëndrimi i tij nuk kishte të bënte me Xhaçkën apo me atë që po thoshte ajo, por ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave që, sipas tij, i kishin shkuar pranë fytyrës.

“Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!

Zgjodha veç këta dy televizione lajmi sepse mbajne edhe emrat A2 CNN dhe EURONEËS;

Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shemtuar;

Nuk kishte asgje ne reagimin tim te lidhur me fjalen e koleges Olta Xhacka;

Me erdhi kamera para fytyres dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj:

Nuk e doja e as e dua ate vemendje!!

Dhe po kaq thjeshte prodhohet nje gje kaq e shemtuar e qe realisht nuk ka lidhje me te verteten e qe te ben te ndihesh vertet keq!”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat