Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka reaguar me tone të ashpra në deklaratën e tij të parë publike pas njoftimit për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke paralajmëruar kundërpërgjigje të fortë ndaj armiqve të vendit.
Në fjalën e tij drejtuar kombit, Pezeshkian theksoi se strukturat drejtuese të Republikës Islamike kanë vijuar funksionimin normal dhe se Këshilli i Udhëheqjes ka nisur menjëherë punën.
“Amerika dhe Izraeli duhet ta dinë se vrasja e udhëheqësve tanë nuk do të sjellë asgjë. Këshilli i udhëheqjes ka filluar punën e tij dhe forcat tona të armatosura do t’i shtypin me forcë bazat e armiqve,” u shpreh presidenti iranian.
Ai e cilësoi ngjarjen si një “krim të madh”, duke paralajmëruar se nuk do të mbetet pa përgjigje dhe se, sipas tij, do të shënojë një moment të ri historik për botën islame dhe komunitetin shiit.
“Ky krim i madh nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe do të hapë një faqe të re në historinë e botës islame dhe shiizmit,” deklaroi Pezeshkian.



