back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBota“Trump u step”/ Reagimi i fortë nga ambasada iraniane në Kabul

“Trump u step”/ Reagimi i fortë nga ambasada iraniane në Kabul

Ambasada iraniane në Kabul, Kabul, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump për shtyrjen e sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Në reagimin e saj, ambasada pretendon se vendimi i Trump për të mos vijuar me sulmet erdhi pas një “paralajmërimi të fortë” nga ana e Iranit.

Sipas këtij qëndrimi, Teherani ka ushtruar presion përmes kërcënimeve për të goditur objektiva në rajonin e Gjirit Persik, çka, sipas burimeve, ka ndikuar në tërheqjen e SHBA-ve nga një përshkallëzim i mundshëm.

Megjithatë, pala iraniane ka mohuar kategorikisht të ketë pasur ndonjë kontakt, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, me administratën amerikane lidhur me këtë çështje.

Deklaratat vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa zhvillimet e fundit sinjalizojnë përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat