back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuSportiReal Madrid perfekt në start/ Triumfon pastër ndaj Oviedo-s

Real Madrid perfekt në start/ Triumfon pastër ndaj Oviedo-s

2 ndeshje, 6 pikë të plota, 4 gola të shënuar, zero të pësuar. Në shifrat, Reali është perfekt në këtë fillim sezoni në La Liga, por sërish ekipi i Alonsos hasi jo pak vështirësi kundër modestëve të Real Oviedo-s pavarësisht se triumfi i pastër në shifrat 0-3 tregon të kundërtën. Alonso shijon në maksimum Kylian Mbappe, me yllin francez që realizoi një “dopietë” golash.

Në minutën e 37-të, Mbappe mori një assist të pastër nga Guler duke tunduar rrjetën. Ovideo nuk u dorëzua, besoi deri në fund së mund të riktheheshin në lojë, madje Sido me një goditje nga jashtë zonë tronditi shtyllën pingule. Për të qetësuar Alonso-n mendoi sërish Mbappe, me numrin 10-të që dyfishoi shifrat në minutën e 83-të. Në fund, në shtesë, ishte Vinicius që sigloi shifrat përfundimtare në 0-3.

Me 6 pikë të plota, Real Madrid ruan hapin e Barcelonës dhe Villareal. Në përfundim të ndeshjes, Xavi Alonso feston për këtë trepikësh, por mbi të gjitha për formën e shfaqur nga Kylian Mbappe, autori i 3 gola në 2 ndeshjet e para: “Po rritemi dhe jam i lumtur. Mbappe ka rifituar 4 kg, aq sa kishte humbur gjatë Botërorit për Klube. Është mirë, më pëlqen shumë kur e shikoj duke bërë këto paraqitje”, theksoi Alonso.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat