back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiReal “ngec” në derbin e vogël madrilen ndaj Rayo-s, Ancelotti konteston gjykimin

Real “ngec” në derbin e vogël madrilen ndaj Rayo-s, Ancelotti konteston gjykimin

Real Madrid “ngec” sërish. Kësaj radhe madrilenët barazojnë në një sfidë spektakolare, me shifrat 3-3 ne derbin e vogël të Madridit ndaj skuadrës së Rayo Vallecanos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të La Liga-s. Në këtë mënyrë ata kanë humbur mundësinë për marrë kreun e kampionatit. Sfida nisi shumë keq  për Los Blancos, me vendasit që kanë kaluar në avantazh pas vetëm 4 minutash lojë me një gol të Lopez.

Në minutën e 36-të, Vallecano dyfishoi avantazhin me një gol të Mumin, sërish me kokë, me mbrojtjen madrilene që tregohet e pavëmendshme në mbulim. Reagimi i Realit erdhi i menjëhershբm, teksa brenda fraksionit të parë rivendosi barazpeshën falë golave të Valverde me një goditje potente nga distanca dhe anglezit Bellingam, që devijoi saktë me kokë harkimin e Rodrigos nga e majta.

Ndeshja u mendua se u agjidh përfundimisht për të besuarit e Carlo Ancelottit, kur në minutën e 56-të,  përmbysën gjithçka me një gol magjik të Rodrygo-s. Megjithatë, festa e miqve nuk ka zgjati gjatë pasi Vallecano riktheu barazimin me shifrat në 3- 3 me Palazaon në të 64-ën. Minuta edhe për mbrojtësin e Kombëtares Ivan Balliu, i cili u aktivizua në minutën e 66-të të ndeshjes.

Në minutën e 75 erdhi edhe episodi më i diskutueshëm, kur Vinicius pengohet brenda zonës, por gjyqtari kryesor nuk vërshëllen për të akorduar 11 metërsh. Episodi u kontestua ashpër nga pandkina madrilene me teknikun Ancelotti, i cili theksoi në përfundim të ndeshjes se ndërhyrja ndaj sulmuesit brazilian ishte penallti.

Madrilenët u munduan deri në fund të gjenin golin e fitores, por pa sukses, përfundimisht barazim 3 me 3. Një hap fals ky për “Los Blancos”, me Barçën, që nëse fiton të dielën ndaj leganes mund të thellojë diferencën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat