back to top
14.5 C
Tirana
E diel, 13 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiReali nis planifikimin për vitin që vjen/ I sigurt largimi i tre...

Reali nis planifikimin për vitin që vjen/ I sigurt largimi i tre futbollistëve

Reali i Madridit ka nisur që të programojë të ardhmen dhe në takimet e para mes drejtuesve thuhet se është vendosur largimi i tre lojtarëve.

Nëse nuk do të ishte lajm largimi i Luka Modriç, i cili në moshën 39-vjeçare dëshiron që të largohet nga futbolli si një lojtar i Realit, i tillë është ai i Lukas Vaskez. Për 33-vjeçarin do të jenë takimet e fundit me Realin pasi drejtuesit nuk kanë ndër mend që t’i ofrojnë një kontratë të re.

Të ardhmen larg “Santiago Bernabeut” do të ketë edhe David Alava. Edhe për austriakun, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur shumë pak për shkak dëmtimit të rëndë të pësuar në gju, nuk janë programuar takime mbi kontratën e re.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Antonio Rydiger, i cili edhe pse është 32-vjeç ka shumë mundësi që të ketë një kontratë të re me Realin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat