back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiRealizoi një supergol nga goditja e këndit/ Asllani më i vlerësuari sipas...

Realizoi një supergol nga goditja e këndit/ Asllani më i vlerësuari sipas “La Gazzetta dello Sport”

Kristjan Asllani shpërbleu besimin e teknikut Inzaghi, në sfidën ku zikaltrit fituan 2-0 ndaj Udineses në Sans Siro, për llogari të raundit të 1/8 të Kupës së Italisë.

Jo vetëm për super golin e realizuar nga goditja këndore në fundin e pjesës së parë, por deri në momentin e zëvendësimit në pjesën e dytë, mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mire, duke qenë i saktë në pasime e duke ndihmuar shumë shokët e repartit të mesfushës, Zielinskin dhe Frattessin për të avancuar përpara.

Jo më kot, falë kësaj performance “La Gazzetta dello Sport” e vlerëson Kristjan Asllanin si m të mirin nga skuadra zikaltër, duke e vlerësuar me notën 7.

Whatsapp Image 2024 12 20 At 13.31.55
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat