back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetReduktimi i deputetëve, një hap drejt standardeve më të larta zgjedhore

Reduktimi i deputetëve, një hap drejt standardeve më të larta zgjedhore

“140 deputetë për numrin e banorëve të Shqipërisë janë shumë. Në gjykimin tim, është e nevojshme të ndryshohet edhe mënyra sesi është e ndarë Republika në 12 rajone. Mund të bëhet një zonë zgjedhore e vetme ose të ketë vetëm katër zona zgjedhore, që ruan përfaqësimin dhe shmang humbjen e votave”, tha eksperti zgjedhor Andon Kume për RTSH.

Ekspertja Gerta Meta shtoi: “Shqipëria është një vend i vogël dhe Parlamenti nuk ka nevojë të ketë kaq shumë deputetë”.

Ata u ndalën edhe tek ndryshimet e propozuara nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për reformën zgjedhore, duke vlerësuar nevojën për depolitizim të administratës zgjedhore dhe përdorim më të gjerë të votimit elektronik.

“Politika duhet të rri larg procesit zgjedhor. Komisionerët duhet të jenë profesionistë, të përgjegjshëm dhe të zbatojnë ligjin, pa ndikim politik. Sistemi aktual ka prodhuar rreth 60 mijë votues të papërfaqësuar, prandaj reforma është e domosdoshme”, tha Kume, ndërsa Meta shtoi se paratë për fushatat harxhohen pa kontroll, pa transparencë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat