back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaReforma e autonomisë financiare në spitale/ Balluku: Rrit konkurrencën

Reforma e autonomisë financiare në spitale/ Balluku: Rrit konkurrencën

Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishin në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, ku zhvilluan një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe Infermierisë.

Gjatë fjalës së saj, Zëvëndëskryeministrja Balluku tha se burimet njerëzore janë mjaft të rëndësishme për sistemin shëndetësor në vend, por kjo duhet të shoqërohet edhe me investime në infrastrukturë. Sipas saj me reformën për autonominë financiare, spitalet do të jenë më atraktivë për mjekët pasi do të krijohet një konkurrencë më e madhe mes tyre.

Ndërsa, ministrja Albana Koçiu përmendi rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, incentivat që ofrohen për mjekët e rinj, por edhe investimet që janë bërë në spitalet e vendit. Gjithashu, Koçiu shtoi se spitalet duhet të fitojnë një farë autonomie, në mënyrë që të jenë më të pavarur financiarisht.

Në vitin 2025, do të jetë pikërisht spitali rajonal memorial i Fierit ku do të nisë zbatimi i autonomisë financiare, ndërsa deri tani ka funksionuar me autonomi menaxheriale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat