back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 17 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetReforma në Drejtësi/ Kallas: BE kërkon shtet të së drejtës

Reforma në Drejtësi/ Kallas: BE kërkon shtet të së drejtës

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, gjatë një konference për media me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi për Shqipërinë. Ajo theksoi se BE-ja kërkon një sundim të ligjit të fortë dhe një sistem gjyqësor të pavarur, ku qytetarët të shohin që lufta kundër korrupsionit po merret seriozisht dhe po jep rezultate.

Kallas u shpreh se paratë e taksapaguesve duhet të shkojnë në vendet dhe projektet e duhura, duke u siguruar që investimet e bëra për të forcimin e sistemit të drejtësisë të përdoren siç duhet. Ajo theksoi se reforma në drejtësi është thelbësore për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për të garantuar një shtet të së drejtës.

“BE kërkon sundim të ligjit. Gjykatat të kenë pavarësi dhe qytetarët duhet të shikojnë që të gjithë po e marrin seriozisht luftën kundër korrupsionit. Paratë e taksapaguesve të shkojnë aty ku duhet”, u shpreh Kallas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat