back to top
-2.5 C
Tirana
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetReforma në drejtësi nën kritika/ Sadushi: Nuk ka planifikim të qartë

Reforma në drejtësi nën kritika/ Sadushi: Nuk ka planifikim të qartë

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Sadushi u shpreh kritik ndaj mënyrës se si po zbatohet reforma në drejtësi, duke theksuar se sistemi aktual nuk po funksionon siç duhet. Ai ngriti si shqetësim kryesor numrin e ulët të gjyqtarëve dhe prokurorëve që pranohen në Shkollën e Magjistraturës.

“Unë nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh. Do ta mbroj atë që kemi hartuar, por mund të jem kritik ndaj mënyrës si po zbatohet reforma në drejtësi,” deklaroi ai, duke shtuar se mungon një planifikim i qartë nga organet e drejtësisë për të ardhmen e sistemit.

Sadushi u ndal veçanërisht te vendimet e KLP dhe KLGJ për uljen e kuotave të pranimeve në Shkollën e Magjistraturës. Sipas tij, nga 40 kuota të planifikuara fillimisht, numri ka rënë në 20 vitin e kaluar dhe në vetëm 10 gjyqtarë e prokurorë këtë vit, çka, sipas tij, tregon “mungesë vizioni në planifikimin e çështjeve”.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, ai u shpreh optimist për ecurinë e reformës. “Kam detyrë të ngre zërin që kjo reformë të zbatohet me sa më pak dëme. Pavarësisht kritikave, reforma po ecën dhe po funksionon,” tha Sadushi, duke theksuar se sfida kryesore mbetet gjykimi i çështjeve brenda afateve ligjore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat