back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetReforma Zgjedhore bashkon sërish PS dhe PD/ Drafti drejt Komisionit Europian

Reforma Zgjedhore bashkon sërish PS dhe PD/ Drafti drejt Komisionit Europian

Është mbledhur këtë të premte Komisioni për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetari i tij, Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS-së, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hartimin e produktit final.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri u shpreh se puna e komisionit do të realizohet në bashkëpunim me OSBE/ODIHR dhe se drafti përfundimtar do t’i dërgohet Komisionit Europian për vlerësim.

Ai bëri thirrje që brenda dy javësh të krijohen kushtet për organizimin e një tryeze me të gjitha partitë politike, me fokus ligjin për financimin e partive. Sipas tij, drafti i reformës duhet të jetë konsensual mes mazhorancës dhe opozitës.

“Brenda dy javësh të krijojmë kushtet për një tryezë me të gjitha partitë për ligjin për financimin e partive politike. Produkti i këtij komisioni do të bëhet në bashkëpunim me OSBE/ODIHR dhe do t’i çohet Komisionit Europian. Drafti do duhet të jetë konsensual”, deklaroi Gjiknuri.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, theksoi se procesi duhet të garantojë respektimin e dakordësive politike. Ai paralajmëroi që të mos përsëritet situata e vitit 2020, kur, sipas tij, marrëveshjet e arritura mes palëve u ndryshuan dhe në Kuvend u votua një variant tjetër nga ai i dakordësuar fillimisht.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat