back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetReforma Zgjedhore dhe Territoriale/ Zbardhen amendamentet e PD-së

Reforma Zgjedhore dhe Territoriale/ Zbardhen amendamentet e PD-së

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, duke theksuar nevojën për barazi mes shumicës dhe opozitës.

Sipas kërkesës së demokratëve, Komisioni për Reformën Zgjedhore duhet të përbëhet nga 16 anëtarë: 8 nga Partia Socialiste, 6 nga Partia Demokratike, dhe nga 1 përfaqësues për grupin parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe për Partinë e Lirisë. I njëjti parim propozohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Demokratët kanë kërkuar gjithashtu që në komision të përfshihen ekspertë ndërkombëtarë, duke përfshirë Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për të garantuar konsensus dhe profesionalizëm në diskutimet për reforma kyçe.

Sipas PD-së, për çështjet për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato të dërgohen për vlerësim tek Komisioni i Venecias dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, si mënyrë për të garantuar zgjidhje të paanshme dhe transparente.

Kërkesa e Partisë Demokratike thekson rëndësinë e barazisë mes shumicës dhe opozitës, si dhe rolin e ekspertizës ndërkombëtare në procesin e reformave që konsiderohen thelbësore për funksionimin e sistemit zgjedhor dhe administrativ në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat