back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetRegjistrimi i votuesve nga jashtë/ KSHZ miraton rregulloren nëpërmjet PER

Regjistrimi i votuesve nga jashtë/ KSHZ miraton rregulloren nëpërmjet PER

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi rregulloren për shqyrtimin nëpërmjet PER të kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025.

Regjistrimi në listën e zgjedhësve, i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të bëhet përmes Platformës Elektronik të Regjistrimit (PER) në aplikacionin mobile KQZ ose faqen zyrtare.

Rregullorja e miratuar në seancën e sotme publike përcakton procedurat që duhet të ndjekë KQZ për shqyrtimin e kërkesave për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë, detyrat dhe përgjegjësitë e punonjësve që do të trajtojnë kërkesat për regjistrim.

Rregullorja përcakton në mënyrë të detajuar hapat, veprimet teknike dhe protokollin e konfidencialitetit që do të ndiqen gjatë shqyrtimit të kërkesave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë nëpërmjet platformës PER.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat