back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuHapësira për studentëtRehabilitohen dy godina në Qytetin Studenti/ Manastirliu: Gati projekti për Kampusin e...

Rehabilitohen dy godina në Qytetin Studenti/ Manastirliu: Gati projekti për Kampusin e Universitetit të Tiranës

Tiranë, 3 shkurt – Është finalizuar rehabilitimi i godinave nr. 16 dhe 17 në “Qytetin Studenti”, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për studentët duke garantuar një mjedis më të sigurt, më komod dhe me standarde bashkëkohore.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (Kfw), përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e këtij investimi, në kuadër të projektit “Promovimi i Energjisë së Rinovueshme dhe Efiçencës së Energjisë”, për krijimin e kushteve më të mira për studentët, duke nënvizuar se ky projekt është pjesë e një vizioni më të gjerë për transformimin e infrastrukturës universitare.

“Tirana është kryeqyteti i cili ka 5 universitete publike, universitete të cilat në fakt janë pjesë e një masterplani jo vetëm për nga pikëpamja e përmirësimit të infrastrukturës, ku tashmë në këto vite ne kemi filluar investime të rëndësishme në infrastrukturë, sikurse jemi në përfundim të investimeve për Universitetin Politeknik të Tiranës në dy fakultete, atë të Gjeologji-Minierave dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë. Gjithashtu, sapo kemi filluar investimin në Universitetin e Sporteve për pistën e atletikës dhe të gjithë infrastrukturën sportive në këtë universitet. Jemi duke punuar fort me universitetet rajonale për profilizimin e tyre, por edhe për t’i investuar nga pikëpamja e infrastrukturës ndërtimore, gjithashtu edhe asaj shkencore, sikurse në Universitetin e Durrësit për Fakultetin e Shkencave Profesionale, në Universitetin e Elbasanit gjithashtu një investim që sapo ka filluar për shkencat mjekësore, për godinën e re të këtij universiteti. Ndërkohë që qershia mbi tortë është Kampusi i Universitetit të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka bërë tashmë të gjithë punën e duhur për të pasur një projekt të integruar për Universitetin e Tiranës me elementet jo vetëm për sa i përket godinave dhe rehabilitimit të godinave arsimore, por gjithashtu edhe godinave të reja, sikurse lidhen me 4 projekte që ne sapo i kemi në dorë si MAS, që lidhen me sallën e leximit, Kantinën, Qendrën Polifunksionale, Pishinën Olimpike dhe Godinën Administrative, që janë një pjesë e projektit të madh të Universitetit të Tiranës.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se investimet në arsimin e lartë vijojnë me projekte të rëndësishme që synojnë modernizimin dhe zgjerimin e hapësirave universitare. Një prej këtyre investimeve është dhe Kampusi i Kolegjit të Europës, në Tiranë.

“Një tjetër investim që po ndodh pak hapa larg nga ku jemi ne sot është pikërisht Kampusi për Kolegjin e Europës, puna për të cilin ka filluar. Do të jetë jo vetëm një hapësirë multidimensionale që do të ofrojë hapësira të nevojshme për Kolegjin e Europës, por gjithashtu edhe për gjithë studentët e universiteteve të Tiranës, sepse aty parashikohet të ketë jo vetëm auditorë për shkëmbimet akademike, por gjithashtu edhe elementë që kanë të bëjnë me hapësira rekreative, të cilat do të jenë një mundësi më shumë për studentët që studiojnë në Tiranë, ata që janë nga rrethet, por gjithashtu edhe studentë të huaj.”, tha Manstirliu.

Investimet në kuadër të projektit “Promovimi i Energjisë së Rinovueshme dhe Efiçencës së Energjisë” përfshijnë rehabilitimin e 19 konvikteve në Qytetin Studenti, të hapësirave të brendshme të konvikteve, duke krijuar dhoma moderne për studentët, kuzhina dhe dhoma studimi në çdo kat, si dhe hapësira të dedikuara për persona me aftësi të kufizuara. Në këto godina janë implementuar sistemet më të avancuara të furnizimit me ujë, ventilimit, mbrojtjes nga zjarri dhe ngrohje-ftohjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat