back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëSkemë me faturime të dyfishta?/ Rejsi Farma nën hetim

Skemë me faturime të dyfishta?/ Rejsi Farma nën hetim

Kompania farmaceutike Rejsi Farma është paditur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për faturime të dyshuara abuzive, këtë herë lidhur me furnizimin me barna të spitalit rajonal në Korçë.

Kompania akuzohet se ka lëshuar fatura të dyfishta ndaj degës së Fondit në Korçë, duke kërkuar pagesa shtesë për barna që rezultojnë të jenë likuiduar më parë në bazë të konsumit mujor të pacientëve.

Rasti ngjan me një situatë të mëparshme në Fier, ku gjithashtu u konstatuan pretendime për faturime të përsëritura. Edhe në këtë rast, kompania ka tentuar të arkëtojë fonde publike përmes përmbaruesve privatë.

Padia është depozituar nga zyra qendrore e Fondit në Tirana, ndërsa bëhet fjalë për një shumë rreth 80 milionë lekë, që lidhet me fatura të vitit 2023.

Ndërkohë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të këtyre faturave, me vendim të gjyqtarit Armand Shkurtaj.

Sipas informacioneve, ndaj Rejsi Farma janë hapur padi edhe për spitale të tjera rajonale në vend, për shkak të dyshimeve për përfitime të padrejta nga fondet publike në sektorin e shëndetësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat