back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRekord historik i importit të kafesë/ 7027 ton deri në shtator

Rekord historik i importit të kafesë/ 7027 ton deri në shtator

Deri në shtator të këtij viti, Shqipëria ka importuar 7027 tonë kafe, shifra më e lartë e regjistruar për të paktën pesë vitet e fundit për të njëjtën periudhë. Rritja e kërkesës lidhet me praninë e turistëve dhe zakonet e banorëve vendas, të cilët konsumojnë mesatarisht 2-3 filxhanë kafe në ditë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, vendi ynë importon çdo vit rreth 8500 tonë kafe, duke treguar luhatje që reflekton jo vetëm prodhimin në vendet e origjinës, por edhe ndryshimet në konsum. Vetëm gjatë muajit shtator janë importuar 870 tonë kafe, duke theksuar një kërkesë të shtuar.

Megjithatë, konsumi mesatar i shqiptarëve mbetet relativisht i ulët në rajon. Një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit, krahasuar me serbët që konsumojnë 5.4 kg për frymë dhe boshnjakët me 4.3 kg. Konsumi më i lartë në botë regjistrohet në vendet skandinave, me Finlandën kryesuese me 9.1 kg për person dhe Norvegjinë me 7.2 kg, ndërsa në vendet aziatike kultura e çajit kufizon përdorimin e kafesë.

Rritja e importit tregon jo vetëm ndikimin e turizmit, por edhe interesin e shqiptarëve për këtë produkt, duke e bërë kafenë një pjesë të rëndësishme të konsumit ditor dhe të turizmit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat