back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëRënia e "Murit" dhe moshkëputja nga ideologjia komuniste

Rënia e “Murit” dhe moshkëputja nga ideologjia komuniste

besim-ndregjoni

NGA BESIM NDREGJONI 

Zhgënjimet e mëdha mbas 35 vitesh nga rënia e Murit të Berlinit, ato nuk e zbehin, por e nxjerrin dhe më shumë në pah nevojën e shembjes së mureve që vazhdojnë të ngrihen kudo, sidomos nga politika shqiptare që nuk i dënuan krimet e komunizmit. Shqipëria si vend stalinist në të kundërtën e Europës Juglindore, jo vetëm nuk iu bashkua Europës demokratike për të dhënë drejtësi për mijëra të vrarë, e mijëra të burgosur, por ngriti në piedestal ideologjinë e diktaturës duke nderuar xhelatët që kryen krime çnjerëzore.

I vetmi vend në Europë që nuk ka një ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit, por as nuk ka një ligj për dënimin e krimeve të komunizmit. Europa feston madhërishëm shembjen e murit që ndante dy botë, Shqipëria vazhdon rrugën e stalinizmit, duke ndërtuar mure ideologjike e duke helmuar brezin e ri sikur Shqipëria ndërton “demokraci”, 35-40 % e shqiptarëve antikomunistë përballen me represionet ideologjike të së majtës, që nuk dha llogari për krimet e komunizmit.

Gjaku i mbi 6000 shqiptarëve të pafajshëm presin një varr në tokën e tyre se iu kanë zhdukur kufomat, mijëra të burgosur politikë shkojnë në botën e amshuar të përbuzur dhe të lënë në harresë nga politika postkomuniste shqiptare. Shqiptarë, mos heshtni ndaj veprimit politik të politikanëve trashëgimtarë të diktaturës që ngrenë mure për të mposhtur lirinë që na dha shembja e Murit të Berlinit.

Akoma ne antikomunistëve shqiptarë na jehon thirrja e Presidentit amerikan, Roland Regan: “Zoti Gorbaçovm hape këtë portë! Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”! Muret bien kur nuk i durojnë njerëzit që duan lirinë. Është koha që shqiptarët ta shembin këtë mur që u rindërtua nga pasardhësit e diktaturës!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat