Çmimet e mallrave të importit kanë shënuar një ulje të vazhdueshme që nga tremujori i fundit i vitit 2023 deri në tremujorin e dytë të vitit 2025, megjithatë kjo ulje nuk po reflektohet në çmimet e pakicës, sipas të dhënave të fundit për inflacionin.
Indeksi i Çmimeve të Importit për tremujorin e dytë të 2025 shënoi një rënie prej 0,7%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte -1,0%. Krahasuar me tremujorin e parë të 2025, çmimet e importit ranë 0,1%.
Nga krahasimi vjetor, ulja më e madhe e çmimeve të importit është regjistruar te seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me -5,3%, ndjekur nga Furnizimi me ujë, trajtimi i mbetjeve dhe menaxhimi i tyre me -2,2%. Në sektorin Industria përpunuese, e cila përbën 94% të totalit, çmimet ranë 0,4%, ku ulja më e madhe u vu re te Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku me 1,2%, si dhe Përpunimi i produkteve ushqimore dhe Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre me 0,9% secili.
Nga ana tjetër, sektori Industri nxjerrëse regjistroi një rritje të çmimeve me 0,1%.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, uljet më të mëdha u regjistruan te sektori Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve (-0,6%), ndjekur nga Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar (-0,5%) dhe Industria përpunuese (-0,04%). Brenda këtij sektori, ulja më e madhe u pa te Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre (-0,5%) dhe Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë.