Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie të lehtë, duke zbritur në 2.54% në ankandin e fundit, afër normës bazë të interesit prej 2.50%. Një muaj më parë, yield-i mesatar i ponderuar ishte 2.57%.
Kërkesa nga investitorët mbeti e lartë: nga 17 kërkesa konkurruese u pranuan vetëm 11, ndërsa shuma totale e kërkuar ishte 14,448 miliardë lekë, gati dyfish më shumë se shuma e shpallur për financim prej 7,8 miliardë lekë. Përfundimisht, u financuan 8,970 miliardë lekë.
Rënia e yield-it pasoi vendimin e Bankës së Shqipërisë më 9 korrik për uljen e normës bazë të interesit në 2.50% nga 2.75%, duke ulur kostot e huamarrjes për qeverinë dhe duke nxitur kreditimin në lekë.
Sipas kalendarit të huamarrjes së Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit të vitit (tetor-dhjetor) janë programuar financime të brendshme në treg prej 64,9 miliardë lekë.
Yield-i tregon kthimin vjetor që një investitor merr nga një bono deri në maturim dhe mund të ndryshojë gjatë qarkullimit të bonos, duke reflektuar kostot reale të huamarrjes në treg.