back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetRevolta dhe vetëm revolta/ Thirrja e Berishës për protestë kundër qeverisë

Revolta dhe vetëm revolta/ Thirrja e Berishës për protestë kundër qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë të mblidhen më 10 shkurt në Tiranë në ora 17:00 për të marrë pjesë në një protestë kundër qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si një “organizatë kriminale” të kryesuar nga Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se zemërimi, revolta dhe guximi i qytetarëve janë të vetmet arma për të ndalur, siç tha ai, vjedhjen, narkoshtetin dhe plaçkitjen që po kryhet nga qeveria.

“Çdo përpjekje tjetër, përveç revoltës suaj, është humbje kohe. Është fjala juaj, guximi juaj dhe zemërimi juaj që do të bindë këtë grusht hajdutësh të largohet një minutë e më parë nga pushteti dhe të hapë rrugën për një qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme,” deklaroi Berisha.

Në fjalën e tij të fundit, ish-kryeministri shtoi:
“Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera. Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.”

Ish-kryeministri nënvizoi gjithashtu se protesta nuk do të jetë vetëm në Tiranë, por edhe nga shqiptarët në Europë dhe kudo në botë, duke kërkuar mbështetje nga diaspora dhe qytetarët kudo që jetojnë.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke i cilësuar si përgjegjës për plaçkitje dhe sfidim të qytetarëve, dhe e përshkroi situatën si një model qeverisjeje që ndërton për fushatë dhe shemb për qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat