Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mes tensioneve ndryshimet në kabinetin qeveritar të drejtuar nga Edi Rama. Projektvendimet për shkarkimet dhe emërimet e reja u votuan një nga një në seancë plenare.
Pas votimit, u zyrtarizuan disa lëvizje të rëndësishme në qeveri, duke përfshirë poste kyçe si zv.kryeministri, Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme.
Ndryshimet në qeveri
Zv.kryeministre – Albana Koçiu, në vend të Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm – Besfort Lamallari, zëvendëson Albana Koçiun
Ministër i Drejtësisë – Toni Gogu, zëvendëson Besfort Lamallarin
Ministër i Energjisë – Enea Karakaçi, në vend të Belinda Ballukut
Ministër i Mbrojtjes – Ermal Nufi, në vend të Pirro Vengu
Ministre për Marrëdhënien me Parlamentin – Erjona Ismaili, zëvendëson Toni Gogun
Ministër i Jashtëm – Ferit Hoxha, në vend të Elisa Spiropali



