back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëRihapet çështja Frroku për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj

Rihapet çështja Frroku për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rihapë gjykimin për Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Seanca gjyqësore do të mbahet më 17 shkurt, në orën 10:00.

Rihapja e çështjes vjen pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila vlerësoi se procesi gjyqësor ndaj Frrokut ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, Strasburgu urdhëroi rigjykimin e dosjes nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2013. Aktualisht, ai ndodhet në burg në Holandë, ndërsa autoritetet holandeze kanë refuzuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut pasi ankimet e tij u rrëzuan nga Gjykata e Lartë më 8 qershor 2017 dhe më pas nga Gjykata Kushtetuese më 24 prill 2018, vendime që lanë në fuqi dënimin me burg përjetë.

Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit Mark Frroku, i cili u lirua nga burgu në maj të vitit 2018, pasi u dënua për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Mark Frroku u akuzua gjithashtu për një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999, por akuzat ranë për mungesë provash. Ish-deputeti ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në këtë ngjarje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat