back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRikthehen përplasjet Berisha-Basha/ Akuza dhe kundërakuza në distancë

Rikthehen përplasjet Berisha-Basha/ Akuza dhe kundërakuza në distancë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste, lëshoi akuza ndaj Lulzim Bashës, pasi sipas tij kishte gënjyer në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Ambasadën Amerikane.

Këto deklarata sipas tij çuan në shpalljen non grata.

“Por kjo nuk ishte e vërtetë, unë kisha një qëndrim: nuk ndërhyrja në asnjë rast, nëse nuk më pyesnin. Basha e kishte paraqitur veten kukull time. Ishte nga ata persona që kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Ambasadë se Sali Berisha ishte personi që i kishte diktuar të gjitha vendimet”, tha Berisha.

Pas këtyre deklaratave ka reguar kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Basha shprehet se as Sali Berisha nuk i beson më mashtrimet që nxjerr nëpër studio për të fshur hallin e tij me SHBA, Britaninë e Madhe dhe drejtësinë.

Më tej Basha kujton se çfarë mund të presësh nga dikush që me gojën e tij ka thënë që deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë.

“Mungesa e koherencës dhe raporti i deformuar me të vërtetën janë një nga arsyet pse ai nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe Shqipërisë, ashtu si ortaku i tij në qeveri, që e përdor hallin e Berishës për t’i marrë votat për amnistimin e të korruptuarve dhe mbylljen e listave, me pazarin e dalë boje për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën si gogol në opozitë.” – vijon më tej reagimin e tij kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Më poshtë reagimi i plotë:

As Sali Berisha vetë nuk i beson më mashtrimet që nxjerr nëpër studio për të fshehur hallin e tij me SHBA, Britaninë e Madhe dhe drejtësinë. Në fund të fundit çfarë mund të presësh nga dikush që me gojën e tij tha “që deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë”. Mungesa e koherencës dhe raporti i deformuar me të vërtetën janë një nga arsyet pse ai nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe Shqipërisë, ashtu si ortaku i tij në qeveri, që e përdor hallin e Berishës për t’i marrë votat për amnistimin e të korruptuarve dhe mbylljen e listave, me pazarin e dalë boje për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën si gogol në opozitë.

Shqipëria meriton më shumë!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat