Janë rikthyer reshjet e dëborës në qarkun e Korçës mbrëmjen e djeshme. Mësohet se reshjet kanë filluar në lartësitë mbi 1200 m.
Reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i reshjeve është i ulët.
Borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Vlerat e temperaturave qëndrojne në 2 gradë, ndërsa pritet që dëbora të vijojë. Aktualisht trashësia e dëborës shkon deri në 5 cm.