back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRikthimi i ndihmave humanitare/Ambasada Amerikane: SHBA kontribuojnë me afërsisht 40% të shumës...

Rikthimi i ndihmave humanitare/Ambasada Amerikane: SHBA kontribuojnë me afërsisht 40% të shumës globale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi dje miratimin e një përjashtimi që do të lejojë vazhdimin e ndihmës së huaj humanitare që shpëton jetë gjatë periudhës së rishikimit të ndihmës së jashtme nga administrata e Presidentit Trump.

Kjo masë vjen si pjesë e Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit për Rishikimin dhe Riorientimin e Ndihmës së Huaj të Shteteve të Bashkuara.

Rubio theksoi se implementuesit e programeve ekzistuese të ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë janë të autorizuar të vazhdojnë ose të rifillojnë aktivitetet e tyre nëse kanë ndaluar, në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në këtë përjashtim.

Ambasada e SHBA-ve lëshoi sot një njoftim të shkurtër, referuar vendimit të Marko Rubios.

Sipas Ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.

“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale. Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat