back to top
25.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetRinumërimi në Fier i zbeh shpresat e Lapajt për mandat

Rinumërimi në Fier i zbeh shpresat e Lapajt për mandat

Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Fier po vijon dita e dytë e rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, ku deri në orën 10:15 janë hapur 246 nga 587 kuti, ose rreth 42% e totalit.

Ashtu si në qarkun e Tiranës, edhe në Fier nuk priten ndryshime në renditjen përfundimtare, megjithëse janë konstatuar luhatje të vogla në numërimin e votave të partive politike.

PD humb 74 vota, PS shton 28

Nga të dhënat paraprake, Partisë Demokratike i janë zbritur 74 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i janë shtuar 28 vota. Këto ndryshime zbehin shpresat e kandidatit Arlind Lapaj dhe lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për të siguruar një mandat në këtë qark.

Lapaj kërkon 519 vota shtesë për të kaluar PS-në dhe për të futur në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç, por deri tani rezultati nuk i shkon në favor: jo vetëm që PS është forcuar, por edhe lëvizjes “Shqipëria Bëhet” i janë zbritur 4 vota.

Mandati i Çaushit forcohet, Bardho humb 39 vota

Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardhos i janë zbritur 39 vota, ndërsa Çaushit i janë shtuar 4 vota.

Ndryshime të vogla janë regjistruar edhe për parti të tjera:

Lëvizja “Bashkë” humbet 4 vota

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbet 2 vota

Partisë “Mundësia” i shtohen 3 vota

Procesi i rinumërimit do të vijojë gjatë ditës, por sipas burimeve nga komisionerët dhe vëzhguesit në terren, asnjë parti nuk pritet të përfitojë një mandat të ri, ndërsa gabimet e zbuluara deri më tani nuk ndryshojnë ndjeshëm rezultatin përfundimtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat