back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Rojet të mos marrin asnjë zarf"/ SPAK zbardh gënjeshtrat e Berishës

“Rojet të mos marrin asnjë zarf”/ SPAK zbardh gënjeshtrat e Berishës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar pas mosparaqitjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Sipas SPAK, dy fletëthirrje të dërguara për ish-kryeministrin janë refuzuar nga stafi i PD-së dhe nga rojet e sigurisë në banesën e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, urdhër-thirrja e parë u dërgua më 3 nëntor 2025 në banesën e Berishës për t’u paraqitur më 7 nëntor. Kjo fletëthirrje u kthye mbrapsht me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij refuzimi, SPAK dërgoi një fletëthirrje të dytë më 7 nëntor në tre destinacione: banesën e Berishës, selinë e Partisë Demokratike dhe Kuvendin e Shqipërisë, për t’u paraqitur më 14 nëntor 2025. Megjithatë, edhe kjo fletëthirrje u refuzua: marrja në banesë nuk u pranuar më 9 nëntor, ndërsa më 12 nëntor stafi i grupit parlamentar të PD-së në Kuvend njoftoi se refuzonte të merrte dokumentin.

SPAK njoftoi gjithashtu se urdhër-thirrja është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit të ish-kryeministrit: sali.berisha@parlament.al më 10 nëntor 2025.

Prokuroria e Posaçme thekson se do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të ligjit në fuqi.

Ky reagim vjen pas insistimit të SPAK për të marrë në pyetje Berishën si person që ka dijeni mbi vrasjet e katër protestuesve më 21 janar 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Refuzimi i ish-kryeministrit ka ngjallur reagime në media dhe tensione politike mbi zbatimin e drejtësisë për ngjarjet e rëndësishme historike të vendit.

Hetimet për “21 Janarin”/ Berisha justifikohet pasi injoroi SPAK-un

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat