back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRrëfehet Monika Kryemadhi/ Nga jetesa me nënën te hakmerrja për inceneratorin

Rrëfehet Monika Kryemadhi/ Nga jetesa me nënën te hakmerrja për inceneratorin

GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kryemadhit kundër vendimit të GJKKO për sekuestron e vilës së zonjës Kryemadhi dhe nënës së saj.

Apeli ka liruar nga sekuestro vilën e Fatime Kryemadhi ndërsa ka lënë në fuqi vendimin për vilën e deputetes së PL.

Kryemadhi pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës ka dhënë një deklaratë për mediat, ku tha se do ta vijojë betejën me drejtësinë shqiptare duke bërë rekurs në Gjykatës e Lartë.

“Është një hakmarrje për inceneratorin, betejë ligjore që do durim. Banesat, e imja dhe e mamasë janë të përfituara në mënyrë të ligjshme. Por unë hyj më pa radhë se sa mamaja ime në Gjykatën e Strasburgut. Banesa ime është marrë me shkëmbim. Prokurorët dje ngritën çështjen e bashkëpunimit të mamasë time me Metën për korrupsion.

Për bashkëpunimin për çështjen CEZ DIA, Fatime Kryemadhi e ka blerë në mars banesën, ndërsa çështja për të cilën dyshohet Meta, flitet për muajin dhjetor. Bëhet sekuestro për një grua që ka një ekspertizë financiare që është depozituar. Krijon një precedent shumë të keq. Mamaja ime është në akuzë nga SPAK, i shkuan në kontroll në shtëpi, kjo do të thotë që është nën hetim”, tha ajo.

Ndër të tjera, Monika Kryemadhi ka deklaruar se jeton me të ëmën që nga viti 1998.

Ajo ka zbuluar detaje nga jeta e saj, duke deklaruar se kur ka ngelur për herë të parë shtatzënë, ishe e ëma ajo që “i hapi derën” dhe i dha dy dhoma ku ka jetuar së bashku me Ilir Metën.

“Kur unë them me qira, duhet shkruar me qira, dhe jo duhet blerë, e kam fjalën për disa portale të cilat përtojnë të zbardhin dhe i bëjnë copy paste njëri-tjetrit. Kur them me qira, me qira, kur them për të blerë, për të blerë. Unë nuk them asnjë fjalë gabimisht. Ju kërkoj miqësisht atyre që janë para kompjuterit ta zbardhin korrekt. Kam jetuar gjithmonë me mamanë. Kur kam ngelur shtatzënë për herë të parë s’kam qenë e fejuar as e martuar me Ilir Metën. Ajo më tha do të jetosh me mua se ne ishim dy të rinj që mendonim se çdo gjë që fluturon hahet. Më dha dy dhoma. Pastaj vdiq babai dhe e kishim të nevojshme të jetonim bashkë. Jetojmë bashkë që nga 1998”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat