Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Rexhepit, Aldo Majnishtës, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan Doçaj dhe Geraldo Martini, të pandehur për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, është shtyrë.
Togat e zeza të GJKKO-së morën vendimin për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit, Henrik Ligori. Seanca e radhës do të zhvillohet më 16 prill në orën 14:00.
Në seancën e sotme, do të dëshmonte Festim Bexhdili i bashkëpandehur në një procedim të lidhur.
Ai është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020.
Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.