Rreth nesh

EVërteta.al është një nismë jofitimprurëse dhe e pavarur mediatike që ka për qëllim të sjellë informim të ndershëm, të balancuar dhe të verifikuar për publikun shqiptar.
Ky portal nuk funksionon si biznes dhe nuk gjeneron fitim. Ai mbahet gjallë nga kontributi vullnetar i gazetarëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve që besojnë se e vërteta nuk duhet të ketë çmim.
Ne trajtojmë tema që prekin jetën e përditshme politikë, drejtësi, ekonomi dhe zhvillime ndërkombëtare duke ruajtur etikën profesionale, transparencën dhe respektin ndaj fakteve.
Qëllimi ynë nuk është të ndjekim sensacionin, por të ofrojmë një hapësirë reflektimi, informacioni dhe debati publik mbi çështjet që vërtet kanë rëndësi. E Vwrteta.al është një platformë e hapur për mendime të lira dhe për zëra të rinj në media.
Ne besojmë se gazetaria duhet të shërbejë si një mjet për të forcuar besimin publik, për të nxitur dialogun qytetar dhe për të mbrojtur të drejtën për të ditur.
Etleva Skonja