back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Rrezik për demokracinë”/ Alibeaj paralajmëron ndryshime të njëanshme në Kushtetutë

“Rrezik për demokracinë”/ Alibeaj paralajmëron ndryshime të njëanshme në Kushtetutë

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka ngritur alarmin se kryeministri Edi Rama mund të synojë ndryshimin e sistemit kushtetues në Shqipëri, duke e kthyer atë në një model gjysmë-presidencial, ku kreu i shtetit do të kishte imunitet nga drejtësia.

Në një intervistë për MCN, Alibeaj u shpreh se Parlamenti aktual është një përsëritje e skenave të katër viteve më parë dhe përfaqëson “një gjymtim të madh”, pasi për herë të parë pas vitit 1997, një parti ka një pushtet kaq të madh autoritar.

“Rama s’pati asnjë dorezë për të thënë, po do fusë duart në Kushtetutë. Në një sistem të brishtë, pa kundërpesha, kjo është shumë e rrezikshme për gjithë shoqërinë. Është një kambanë alarmi, sepse opozita nuk ofron shpresë”, tha ai.

Sipas tij, ndryshimi i numrit të deputetëve është vetëm një hap paraprak për ndryshime të tjera më të mëdha. “Një sistem gjysmë-presidencial, ku presidenti të kishte imunitet, nuk do më dukej çudi që Rama ta eksploronte. Një pozitë e tillë do të ishte strehë e ngrohtë për çdo mëkatar, kur i vetmi rrezik mund të vijë nga drejtësia”, shtoi Alibeaj.

Duke komentuar rastin e “Diellës”, ai tha se përgjegjësia penale bie mbi Edi Ramën dhe se presidenti ka vepruar me kujdes, duke e përcaktuar qartë në dekret se përgjegjësia i takon kryeministrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat