back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialeSituatë e tensionuar nga zjarret/ Inceneratori i Elbasanit ende në flakë

Situatë e tensionuar nga zjarret/ Inceneratori i Elbasanit ende në flakë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, nga të cilat 2 vatra mbeten ende aktive. Zjarret janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Selenicës, Vlorës, Memaliajt, Libohovës, Dropullit, Kamzës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Fierit, Divjakës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe dhe Lezhës.

Aktualisht, vatrat aktive ndodhen në:

Vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku po vijojnë punimet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Midis fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër) në bashkinë Finiq, ku situata është më e qetë, por po mbahet nën vëzhgim.

Si pasojë e zjarreve janë djegur rreth 18 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, si dhe rreth 220 rrënjë ullinj.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse dhe 252 forca operacionale. Po ashtu, Forcat e Armatosura morën pjesë me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues dhe 1 traktor me zinxhirë.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon një nivel rreziku “I LARTË” për zjarret në pothuajse të gjitha qarqet për ditën e sotme.

Sistemi i mbrojtjes civile është në gatishmëri të plotë për të reaguar në çdo rast emergjence.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat