back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 27 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaRriten shqetësimet në Lindjen e Mesme/ SHBA tërheq pjesërisht personelin nga Izraeli

Rriten shqetësimet në Lindjen e Mesme/ SHBA tërheq pjesërisht personelin nga Izraeli

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar largimin e personelit jo-thelbësor dhe familjeve të tyre nga Izraeli, për arsye sigurie, ndërsa tensionet me Irani vazhdojnë të rriten. Ambasada amerikane në Jerusalem bëri me dije se largimi është i autorizuar, por personeli mund të vendosë nëse do të qëndrojë në vend.

Ky hap vjen disa ditë pas një masë të ngjashme në Beirut, ku SHBA-të kërkuan largimin e stafit jo-thelbësor si masë paraprake. Vendimi lidhet me ndërtimin e aseteve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe negociatat që Uashingtoni po zhvillon me Teheranin mbi programin bërthamor të Iranit.

Irani ka kërcënuar të godasë bazat amerikane në rajon në rast të një sulmi, ndërsa Izraeli mund të përfshihet në një përballje të mundshme midis dy vendeve. Disa shtete tashmë kanë nisur evakuimin e familjeve dhe stafit të tyre diplomatik, ose kanë këshilluar qytetarët të shmangin udhëtimet në zonë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat