back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaRriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë para takimit Erdogan-Mitsotakis

Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë para takimit Erdogan-Mitsotakis

Në prag të një takimi të rëndësishëm mes presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, tensionet mes dy vendeve aleate të NATO-s duket se janë rritur sërish.

Takimi pritet të zhvillohet në Ankara, në kuadër të mbledhjes së “Këshillit Suprem të Bashkëpunimit Greqi-Turqi”, i cili ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve në fushat e ekonomisë dhe turizmit. Liderët Erdogan dhe Mitsotakis pritet të kenë edhe një takim dypalësh për të diskutuar çështjet më të ndjeshme.

Ky mekanizëm bashkëpunimi u krijua në vitin 2010 pas periudhave të tensionuara në Mesdheun Lindor, por rezultatet konkrete kanë qenë të kufizuara. Këshilli është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, hera e fundit në dhjetor 2023 në Athinë.

Një pikë e re debati është përdorimi nga Turqia i sistemit të navigimit detar Navtex, për të lëshuar paralajmërime mbi aktivitetet ushtarake greke. Athina e konsideron këtë veprim si një provokim dhe një shkelje të sovranitetit të saj, ndërsa Ankaraja e sheh si një veprim rutinë, në përputhje me ligjin.

Ekspertët dhe analistët paralajmërojnë se mosmarrëveshjet në Detin Egje mund të rrisin presionin politik mbi qeverinë greke, veçanërisht nga forcat nacionaliste të djathta që akuzojnë Turqinë për shkelje të hapura të sovranitetit grek.

Prej dekadash, dy vendet përballen me konflikte mbi shelfin kontinental, shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe zgjerimin e ujërave territoriale, çka bën çdo takim dypalësh një sfidë të rëndësishme diplomatike për stabilitetin në rajon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat