Më shumë se 60% e qytetarëve besojnë te puna e SPAK dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Konstatimi vjen duke iu referuar një sondazhi të bërë publik nga “Qendresa Qytetare”.
Sipas të njëjtit sondazh, besimi i qytetarëve në SPAK është rritur me 10% në vitin 2023 krahasuar me atë të një viti më parë.
Në vitin 2022 qytetarët ishin të ndarë sa i përket aksionit të SPAK lidhur me hetimin e më pas gjykimin e dosjeve ku të përfshirë ishin politikanë por edhe anëtarë të botës së krimit.
Gjatë vitit 2022, 50% e të anketuarve besonin se SPAK e ka “seriozisht” luftën kundër korrupsionit, ndërsa 50% mendonin të kundërtën dhe e shihni me skepticizëm punën e bërë nga institucionet e drejtësisë.
Por një vit më vonë, pas disa arrestimesh në politikë, besimi i qytetarëve te institucionet e drejtësisë është rritur edhe më shumë.
Ky sondazh publikohet vetëm pak ditë më pas, nga arrestimi i deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,