back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRritet interesimi nga emigrantët shqiptar për zgjedhjet e 11 majit/ Aplikojnë mbi...

Rritet interesimi nga emigrantët shqiptar për zgjedhjet e 11 majit/ Aplikojnë mbi 210 mijë

Numri i emigrantëve që regjistrohen për t’u bërë për herë të parë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, vijon të rritet me ritme të shpejta.

Janë mbi 210 mijë shqiptarë nga diaspora që kanë aplikuar për t’u regjistruar në zgjedhje, ndërsa janë miratuar rreth 170 mijë kërkesa.

Afro 39 mijë të tjera janë refuzuar për shkak të adresës, ndërsa përfaqësues të KQZ e kanë quajtur shifrën e regjistrimit më të lartë se parashikimet fillestare.

Ndërkohë regjistrimet pritet të rriten, pasi emigrantët kanë edhe 8 ditë kohë për të aplikuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat